Opinionisti Dardan Sejdiu, ka deklaruar në Rubikon se Albin Kurti, do sërish zgjedhje në muajin prill.
Ai tha se synimi i tij është që duke luajtur viktimën, të marrë edhe më shumë deputetë se sa që ka marrë nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.
“Kurti do të mundohet, edhe në intervistë tha i kam 60 vota por nuk i kam 80, i tha edhe Presidentes aktuale që nuk mund të të zgjedhi nëse nuk të votojnë partitë opozitare.
Unë pres që të ketë zgjedhje në prill prapë dhe pres që beteja me qenë duke i fajësuar partitë opozitare shqiptare se pse nuk e votuan Vjosën Presidente” – thotë Sejdiu.
Ai ka deklaruar se këtë skenar, Kurti e paralajmëroi në intervistën e tij të fundit (dhënë K.Pressit).
“E dyta është me vazhdu tutje këtë pozicionimit ku prej pushtetit e luan viktimën dhe kjo duket se po funksionon.
Pra, ky është skenari, Kurti e thotë këtë në intervistë, po ashtu edhe Albulena Haxhiu e thotë në intervistën e saj” – thotë ai.



Të tjera
Aktuale
Votat me postë – KQZ njofton se deri më tani janë aprovuar afër 60 mijë pako
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dhënë
Lajme
MINTI publikon çmimet e derivateve të naftës për ditën e sotme
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe
Aktuale
Selimi: SHBA kanë dhënë mesazh të qartë se Kosova s’është në rrugë të duhur
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Petrit