Seanca e sotme plenare e paraparë për orën 10:00, nuk ka filluar ende.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka treguar arsyen para deputetëve që janë mbledhur në sallë.
Trajkoviq: Me marrëveshjen e Brukselit, është mbyllur qendra e regjistrimit të automjeteve në Rashkë
Ai tha se janë në pritje të një mbledhjeje të komisionit për mbrojtje dhe siguri në të cilën po shqyrtohet një projektligj i rëndësishëm.
“Ju kërkoj ndjesë, jemi duke pritur një mbledhje të grupit të komitetit, të komisionit për mbrojtje dhe siguri, ata po e shqyrtojnë një projektligj të rëndësishëm i cili pritet të hyjë në rend të ditës përmes plotësimit të ndryshimit të rendit të ditës. Pa e trajtuar komisioni këtë projektligj nuk mund ta përfshijmë në seancën e sotme, kjo është arsyeja pse po presim”, tha Konjufca