Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka bërë të ditur se më 4 dhjetor, punëtorët e arsimit do të protestojnë për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj Qeverisë së Kosovës.
Jasharaj ka deklaruar se kjo protestë vjen pas dështimit të negociatave për Kontratën Kolektive, për çka fajtore kryesore bën ministren e Arsimit.
“Ajo që dihet tanimë është se po më 4 dhjetor do të ketë protestë edhe në këtë protestë kemi ftuar vetëm kryetarët e Shoqatave Sindikale, kryesitë pastaj udhëheqësit në nivel komunal të universiteteve dhe kryesinë qendrore. Por presim që të jetë një numër i madh ngase kemi shumë shoqata dhe besoj do të kalohet numri prej një mijë e më shumë dhe kjo protestë i adresohet më shumë Ministrisë së Arsimit, ngase zonja Nagavci, edhe në të kaluarën kishte qasje të gabuar ndaj Kontratës Kolektive dhe tani kur Ligji i Punës obligon të dy palët që të negociojnë kontratën e re”, ka thënë Jasharaj.
Jasharaj ka shtuar se ministrja Nagavci dhe Qeveria Kurti “kanë bërë gjithçka që sektori i arsimit të mos ketë një Kontratë Kolektive”.
Një tjetër kërkesë e sindikatës është ngritja e koeficientëve të pagës me 30 për qind, për punëtorët e arsimit.
Jasharaj ka thënë se protesta e paralajmëruar për më 4 dhjetor do të shërbejë si një alarm për qeverinë dhe ministren Nagavci, për të reflektuar dhe për t’u ulur në negociata me sindikatën.



Të tjera
Lajme
E trishtë: Dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident në SHBA
Një aksident tragjik ndodhi më 11
Aktuale
Ish-ambasadori holandez: Nëse ka proces të drejtë, ish-krerët e UÇK-së do të shpallen të pafajshëm
Ish-ambasadori holandez, Robert Bosch, ka zhvilluar
Aktuale
Policia kërkon ndihmë për kapjen e një qytetari, dyshohet për vjedhje të rëndë
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën