Big Brother VIP është formati më i komentuar përgjatë më shumë se 3 muajve. Kanë mbetur pak banorë dhe me 18 shkurt është finalja e madhe.
Krahas dinamikave, Big Brother Albania VIP është shoqëruar me shumë teori konspirative.
Shpesh është spekuluar se banorët që qëndrojnë brenda paguhen. Është përfolur se një banor paguhet me 1500 euro për çdo javë qëndrim brenda shtëpisë. Por se sa e vërtetë është ky informacion, Sara dhe Lori Hoxha kanë folur lidhur me këtë në Top Albania Radio.
Sipas tyre banorët nuk paguhen për qëndrimin në shtëpinë e Big Brother VIP, si dhe ato dhanë përgjigje rreth spekulimeve se fituesi është përcaktuar që në fillim të programit.
‘Pse duhet të përcaktosh një fitues që në fillim? Nëse publiku nuk e do duket ajo. Po ta kisha përcaktuar unë do kishte dalë që në fillim.’, thotë Lori.
A ka banorë të infiltruar nga produksioni?
‘Budallallëku më i madh që kam dëgjuar ndonjëherë. Ata jo të infiltruar dhe po japin informacion, jo të ishin dhe të infiltruar.’, shton Lori.
Të pyetur se kush është ‘Vëllau i Madh’, Lori u përgjigj kësisoj: Jo, sigurisht që nuk jemi ne ‘Vëllai i madh’.’Vëllai i madh’ është një ekip i tërë, një skuadër e madhe.