Gazeta nga burimet e veta mëson se, tashmë është vendosur edhe për kandidatin e Vetëvendosjes për kryetar të Komunës së Suharekës.
Garës për të parin e Suharekës nga kjo parti do t’i hyjë deputeti Salih Zyba.
![Salih Zyba e pranon: Jam takuar për kafe me një deputete të AAK-së, por s'kam bërë presion](https://reporteri.net/wp-content/uploads/2020/02/sali-zyba-696x464.jpg)
Për kryetar të kësaj komune kanë vendosur edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Nga LDK do të jetë Ardian Shala, nga PDK Murtez Zekolli, kurse nga AAK, kryetari i tanishëm, Bali Muharremaj.
Ndërsa AKR dhe NISMA deri më tani nuk kanë zyrtarizuar kandidaturat për kryetar të Suharekës./Botapress/