Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ky është një paralajmërim për presidentin serb, Aleksandër Vuçiq dhe suitën e tij që mohojnë gjenocidin serb në Bosnje, përcjell Bota sot.
Ai ka thënë se Shqipërisë i duhet ligji i dënimit të atyre që mohojnë gjenocidin komunist dhe mbrojnë barbarinë e etërve të tyre mizor si Edvin Kristaq Xhelati dhe suita e tij.
Postimi i tij i plotë:
Dënim me burg për mohimin e gjenocidit të Srebrenicës. Vuçiq dhe Rama mohojnë gjenocidin! Miq, Përfaqësuesi i Lartë i komunitetit ndërkombëtar në Bosnje, Valentin Inzko ka dekretuar këto ditë një ligj me të cilin dënohen me burgim deri në pesë vjet për këdo që mohon gjenocidin e Srebrenicës.
Ky është një akt respekti të merituar për viktimat e pafajshme të gjenocidit serb në Srebrenicë të konfirmuar nga dy gjykata ndërkombëtare.
Ky është një paralajmërim edhe për ata që në Bosnje – Hercegocinë mohojnë kasaphanen serbe në Srebenicë, si Dodik dhe suita e tij. Por ky është një paralajmërim shumë i fortë edhe për presidentin e Serbomadhisë Aleksandër Vuçiq dhe suitën e tij që mohojnë gjenocidin serb në Bosnje sepse vet ai është frymëzues i tij!
Shqipëria e ishte vendi i parë ish komunist që miratoi ligjin 8001, të dënimit të gjenocidit komunist mbi bazën e të cilit u dënuan 73 xhelat të vërtetë të shqiptarëve. Por për zbatimin e ligjit, Shqipërisë i duhet ligji i dënimit të atyre që mohojnë gjenocidin komunist dhe mbrojnë barbarinë e etërve të tyre mizor si Edvin Kristaq Xhelati dhe suita e tij. sb
Këtu më poshtë keni shkrimin e marrë nga Bota Sot për këtë çështje. sb
Përfaqësuesi i lartë i bashkësisë ndërkombëtare për Bosnjë dhe Hercegovinën, diplomati austriak Valentin Inzko, vendosi që mohimi i gjenocidit së Srebrenicës të konsiderohet si vepër penale.
Sipas urdhrit të diplomatit austriak ligj i ri hyn në fuqi më 31 korrik
Sipas ligjit kush mohon, relativizon, e përkrah miraton publikisht ose përpiqet të justifikojë gjenocidin ose krimet e luftës të kryera gjatë konfliktit në Bosnjë nga viti 1992 deri në 1995 dënohet me burgim deri në pesë
Ndryshimi i Kodit Penal lidhet me sa duket me mënyrën se si e trajtojnë serbët masakrën e Srebrenicës të vitit 1995. Përfaqësuesit serbë në Bosnjë dhe politikanët në Serbi zakonisht mohojnë që masakra të ishte gjenocid dhe e quajnë atë atë vetëm një “krim të madh”.
Qyteti i vogël i Srebrenicës shërbeu fillimisht si strehë për dhjetëra-mijëra myslimanë të Bosnjës dhe ishte nën mbrojtjen e rreth 300 ushtarëve helemtëblu të armatosur lehtë nga Hollanda. Në korrik 1995 ushtarët serbë e pushtuan Srebrenicën dhe vranë rreth 8,000 djem dhe burra myslimanë. Masakra konsiderohet si krimi më i rëndë i luftës në Evropë që prej Luftës së Dytë Botërore.
Milorad Dodik, anëtar serb i presidencës treshe të Bosnjë-Hercegovinës, e dënoi vendimin e Përfaqësuesit të lartë të bashkësisë ndërkombëtare Inzko dhe kërcënoi me “shpërbërjen” e vendit. “Pas këtij hapi, Bosnja nuk mund të funksionojë,” theksoi Dodik. “Unë mendoj se nuk ka asnjë mundësi tjetër për Republikën e Srpska përveç fillimit të një procesi shpërbërjeje.”
Kurse përfaqësuesit e Federatës Myslimane-Kroate e përshëndetën ligjin e ri duke e quajtuar atë si “ligj historik”.