Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah është afër të thyejë një rekord të madh të legjendës angleze, Alan Shearer, në Ligën Premier.
Salah aktualisht është i dyti në listën e lojtarëve të Ligës Premier me më së shumti gola të shënuar kundër ‘gjashtës së madhe’ të skuadrave.
Për ata që nuk janë të informuar, ‘gjashtëshja e madhe’ u referohet ekipeve si Manchester United, Arsenal, Manchester City, Chelsea, Tottenham Hotspur dhe, natyrisht, Liverpool.
Salah ka 56 gola në 81 ndeshje kundër këtyre klubeve dhe është vetëm katër gola prapa legjendarit Alan Shearer (60 gola në 83 ndeshje), i cili kryeson listën.

Egjiptiani ka kaluar tashmë ish-yllin e Cityt, Sergio Agueron (54 gola në 84 ndeshje), i cili më parë ishte në vendin e dytë.
Në listë gjenden edhe Harry Kane i shtati me 43 gola në 59 ndeshje, Didier Drogba i nënti me 39 gola në 86 ndeshje dhe Thierry Henry (38 gola në 61 ndeshje) i dhjeti.



Të tjera
Aktuale
Cakolli shfaq një grafikë të ulëseve të fituara nga partitë me rezultatin aktual
Eugen Cakolli nga KDI ka treguar
Lajme
Deda pas zgjedhjeve: Balancohet skena politike, espresso 70% është veç për qytetarët
Ilir Deda, ka reaguar lidhur me
Lajme
Blushi: Kurti kishte Qeverinë donte edhe Presidentin, i humbi të dyja
Shkrimtari Ben Blushi, ka reaguar pasi