I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, gëzon besimin e plotë të SHBA-së dhe BE-së.
Ai në një intervistë për ‘Zërin e Amerikës’, ka shtuar se nuk mendon se një vend prej një milion e gjysmë do ta bindë komunitetin transatlantik prej 700 milionësh që të ndryshojë taktikat e tij.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Anëtari i Vetëvendosjes (VV) dhe profesori Sadri Ramabaja, përmes një postimi në Facebook, ka disa pyetje për Emisarin amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar.
“Si ndodhi që këta 700 milion të komunitetit verioatlantik u bindën nga 1.8 milion shqiptarë, që përmes mekanizmit të sigurisë që posedojnë – Aleancën Verioatlantike [NATO], t’i bombardojnë caqet serbe në pranverën e vitit 1999?”
“Kjo ndrëhyrje a ishte pjesë e strategjisë e komunitetit transatlantik apo taktikë çasti? Sigurisht se ishte pjesë e strategjisë, zoti Eskobar.”, ka shkruar Ramabaja në profilin e tij në Facebook.