Ermal Sadiku i Lidhjes Demokratike të Kosovës referuar deklarimeve të Albin Kurtit të Vetëvendosjes se vendi mund të shkojë prap në zgjedhje pas atyreve të 7 qershorit, thotë se kjo përbënë “goditje të rëndë për ekonominë dhe të ardhmen e shtetit.”
Postimi i Sadikut:
Kërcënimet e Kurtit që do të na dërgojë prapë në zgjedhje, për shumëkend mund të duken si manipulimet e radhës politike. Por në realitet, janë një goditje e rëndë për ekonominë dhe të ardhmen e shtetit.
Ndoshta para 20 viteve, humbja e 4 muajve me zgjedhje nuk kishte peshën që ka sot. Bota lëvizte më ngadalë. Teknologjia ndryshonte me vite.
Sot është ndryshe.
Në teknologji dhe AI, 4 muaj janë pothuajse një jetë e tërë. Fuqia e inteligjencës artificiale po dyfishohet afërsisht çdo 7 muaj. Qindra miliarda euro po investohen në AI, data centers dhe robotikë.
Nxënësit që përdorin AI po mësojnë disa herë më shpejt.
Mjekët që përdorin AI po diagnostikojnë më herët dhe po shërojnë më mirë.
Bizneset që përdorin AI po bëhen më produktive çdo muaj.
Ndërkohë ne?
Ne rrezikojmë të humbim edhe 4 muaj të tjerë në bllokada politike, ego dhe propagandë të një personi. Të një emri. Albin Kurti.



Të tjera
Aktuale
Aksident i rëndë në Bresje
Një aksident i rëndë trafiku ka
Lajme
Muja miraton dy vendime të rëndësishme që lidhen me sektorin e qumështit
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë
Lajme
Qeveria në detyrë mban mbledhjen e radhës, merr një sërë vendimesh e ndanë mjete buxhetore
Qeveria në detyrë e Republikës së