Kuvendi i Kosovëska mbajtur një seancë të jashtëzakonshme për procesin e përllogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit, si dhe mënyrën dhe bazën e shlyerjes së borxheve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Në fjalën e tij, deputeti i PDK-së Ferat Shala, ka kërkuar llogari nga Qeveria lidhur me këtë çështje.
“A është respektuar ligji për temën që po e trajtojmë? Tash hapat që i ka ndërmarrë shteti po tregojnë që nuk është respektuar. A është menaxhuar sektori i ujit mbi bazën e legjislacionit në fuqi? Kush dhe si menaxhon për sektorin e ujërave në Kosovë? Pse edhe pas tri vjet qeverisje, institucioni i ujërave udhëhiqet nga ushtrues detyre?, krejtësisht në mënyrë të paligjshme. Ne duhet ta dijmë se sa është numri i operatorëve të ujit, gjegjësisht ambalazhuesve?”.
Shala pati edhe një varg pyetjesh për ekzekutivin lidhur me këtë temë që u diskutuan në Kuvend nga opozitarët.



Të tjera
Lajme
E dhimbshme: Vdes papritur 48-vjeçari gjatë një varrimi në Prizren
Një rast i hetimit të vdekjes
Ekskluzive Lajme
Dosja Epstein, dalin dokumente të reja me akuza kundër Trumpit
Dokumentet e FBI-së në lidhje me
Lajme
Sa pritet të zgjasë lufta kundër Iranit, tregon ushtria amerikane
Sulmi amerikano-izraelit në Iran ka hyrë