Presidenti rus Vladimir Putin, urdhëroi ‘ngritjen e shkallës së gatishmërisë’ për armët bërthamore që posedon Rusia. Kjo ngriti shumë pyetje mes gazetarëve, politikanëve, ekspertëve të sigurisë në botë rreth armëve bërthamore.
Sa armë të tilla ka Rusia, sa Amerika dhe cili do të ishte dëmi i tyre potencial? Lajmi i keq: Përdorimi i të gjithë arsenalit nuklear në botë, do të nënkuptonte fundin e njerëzimit. Lajmi i mirë: analistët thonë se ‘Putin ndoshta nuk ka arritur deri në atë pikë (çmendurie)”, por s’deshtëm ta përmendim fjalën e fundit…
Më 24 shkurt, forcat ruse filluan invazionin në Ukrainë duke goditur vendin me raketa dhe duke përshkallëzuar konfliktin që shpesh po vlerësohet se mund të eskalojë edhe në rajon. Rusia ka lansuar 200 raketa që nga fillimi i sulmit në Ukrainë, tha një zyrtar amerikan i mbrojtjes të premtën, shkruan Bussines Insider, përkthen Periskopi.
Ekspertë të sigurisë, shpresojnë se lufta në Ukrainë nuk do t’i tejkalojnë kufijtë. Në një fjalim javën e kaluar, presidenti amerikan tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të përfshihën në një luftë më Rusinë por shtoi:
“Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj do ta mbrojnë çdo pëllëmbë të territorit të NATO”. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë ndër shtetet më të fuqishme anëtare të NATO-s bashkë me shumë vende europiane, por Ukraina nuk është.
Por çka flitet rreth përdorimit të armëve bërthamore?
“Shpresoj që nuk eskalon situate deri në atë pikë, dhe besoj se ka shanse të mira se kjo nuk do të ndodhë, por gjithashtu mendoj se rreziku real ekziston sidomos nëse në konflikt përfshihën dy palë që kanë armë bërthamore”, thotë Tara Drozdenko, drejtoreshë në Programin Global të Sigurisë për Bussines Insider, përkthen Periskopi.
“Ukraina nuk ka armë nukleare, kështu që rreziku për luftë nukleare, në këtë skenarë do të ishte vetëm nëse konflikti eskalon me përfshirjen e vendeve të NATO-së në këtë luftë ose Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thotë ajo.
Kush dhe sa armë bërthamore ka të ‘mbjella’ në tokë?
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rreth 5,500 armë nukleare derisa Rusia, sipas Federatës amerikane të Shkencëtarëve, ka rreth 6,000 armë bërthamore.
Ekspertja Drozdenko thotë se armët nukleare që posedojnë Shtetet e Bashkuara, kanë një ekuivalent prej 300 kilotonëve derisa nuklearet e Rusisë kanë prej 50 në 100 kilotonë deri në 500 e 800 kilotonë.
“Këto armë janë modern, janë 20 apo 30 herë më të fuqishme se bombat atomike që janë hedhur në Hiroshima e Nagasaki”, thotë Drozdenko.
“Nëse Shtetet e Bashkuara dhe Rusia do t’i përdornin ato, potencialisht ky do të ishte fundi i njerëzmit”, thotë ajo, përkthen Periskopi.
Çka bën një armë e vetme bërthamore?
Një armë e vetmë bërthamore lehtësisht mund ta zhdukë një qytet të tërë, thotë profesoresha e shkencave nukleare në Universitetin Shtetëor të Oreganos, Kathryn Higley për Bussines Insider.
“Varet shumë shumë prej madhësisë së armës, si duket topografia ku është vendosur, ku vendoset detonimi (shpëtthimi i saj), cila hidhet në ajr, e cila në tokë”, vazhdon tutje ajo.
Qysh duket një armë bërthamore, kur shpërthen dhe cili është dëmi që shkakton, më konkretisht?
Kur shpërthen një arme bërthamore, së pari lëshon një dritë të madhe, një top gjigant ngjyrë portokalli dhe tundë ajrin. Njerëzit që janë në qendër të shpërthimit (për shembull nëse shpërthen një armë prej 300 kilotonësh), do të vriteshin menjëherë, derisa viktimat tjera do të përjtetonin djegie të shkallës së tretë.
Sipas AsapScience, një bombë nukleare prej 1,000 kilotonësh do të shkaktonte djegie në shkallë të tretë të njerëzve deri në 5 milje larg, djegie të shkallës së dytë do të pësonin njerëzit që janë 6 milje larg dhe djegie të shkallës së para, ata që janë 7 milje larg shpërthimit të bombës nukleare. Njerëzit që janë 53 milje larg, do t’u shkaktonte të vjella.
“Le të themi se jeni në një qytet larg prej ku ka shpërthyer bomba atomike – ajo sidoqoftë do të shkatërrojë ndërtesat ku ndodheni ose do të pësoni djegie të shkallës së tretë në trup”, thotë ekspertja Drozednko.
Armët nukleare janë të prodhuara në atë mënyrë saqë krijojnë një sasi të pluhurit shumë të madh në ajr dhe shkallën e radioakivitetit e kanë shumë të lartë. Aq e lartë është shkalla e radioaktivitetit që lëshon një bombë nukleare, saqë do të ishte vatale për qelizat në trupin tonë.
Shpërthimi do të mund të bllokonte dritën e diellit dhe të ndikonte në temperaturë në mënyrë tejet dramatike. Drozdenko thotë se pasojat e një arme nukleare do të ishin aq të rënda, saqë me dekada ‘toka s’mund ta marrë veten’.
Nëse një arme nukleare do ta godiste Uashingtonin, mund të vrasë 300 mijë njerëz, thotë ajo.
Nëse një arme nukleare 300 kilotonëshe do të godiste një qytet me madhësinë e Uashingtonit, shumë prej banorëve nuk do të mbijetonin dhe disa që janë afër qytetit, do të pësonin lëndime vdekjeprurëse poashtu.
“Sa më e madhe arma, aq më e madhe shkalla e radioaktivitetit”, thotë ajo.
Goditja e armës nukleare, varet se si vendet zgjedhin ta detonojnë/ t’ia heqin siguresën asaj.
Për shembull, nëse një armë nukleare godet tokën, shpërthimi do të prodhonte shkallë të madhe radioaktiviteti që do të ngriste në ajr edhe objekte që do të ndikonin tepër rëndë në atmosferë. Por nëse një armë nukleare shpërthen në ajr, valët e saj do të ishin goditëse për tokën.
Cilat vende të botës, përveç Amerikës dhe Rusisë kanë armë bërthamore?
Përkundër progresit që është bërë në reduktimin e prodhimit të armëve nukleare që prej përfundimit të Luftës së Ftohtë, megjithatë niveli i prodhimit ende është i lartë. Sipas Federatës Amerikanë të Shkencëtarëve, sot në botë ekzistojnë të paktën 12,700 armë nukleare.
Prej tyre, 90 % janë në pronësi të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
(Harta e shteteve me arsenal bërthamor, burimi FAS: Federata e Shkencëtarëve Amerikan)
Vendet që kanë armë bërthamore, kanë bërë disa teste për efektet e tyre, por është e vështirë të dihet në të vërtetë ndikimin e një arme nukleare në këto ditë modern, në jetën reale. /Bussines Insider, tranmseton Botapress.info/