Shefi i Shtabit të Presidentit ukrainas, Andriy Yermak ka njoftuar se Rusia ka goditur Babyn Yar, vendin përkujtimor të Holokaustit, ku në vitin 1941 Gjermania naziste kreu një masakër të popullsisë hebreje të Kievit.
Yermak ka thënë se ‘këta zuzar po vrasin viktimat e Holokaustit për herë të dytë’, shkruan The Kyiv Independent,
“Është në këtë kohë që një sulm i fuqishëm me raketa është duke u zhvilluar në territorin ku ndodhet kompleksi memorial Babin Yar! Këta zuzar po vrasin viktimat e Holokaustit për herë të dytë”, tha ai.
Kujtojmë se sot po shënohet dita e gjashtë prej kur Ukraina u sulmua nga Rusia, ndërsa ukrainasit nuk po e dorëzojnë vendin e tyre. Rusia është bërë edhe më agresive në 24 orët e fundit. Ka sulmuar veçanërisht kryeqytetin Kyiv dhe Kharkiv.