Një nëndetëse e vendosur në Detin e Zi është përdorur për herë të parë, për të goditur objektivat ushtarake ukrainase me raketa lundrimi Kalibr, raporton Sky News të premten.
Në pamjet e shpërndara nga ministria e mbrojtjes e Rusisë, një breshëri raketash u pa që dilnin nga deti dhe qëllonin në horizont.
Rusia tha se raketat goditën objektivat ushtarake ukrainase.
Është hera e parë që ushtria ruse raporton se ka përdorur sulme nëndetëse kundër objektivave ukrainase.
Flota ruse në Detin e Zi mori një goditje të madhe kohët e fundit kur anija luftarake Moskva u mbyt – gjë për të cilën Ukraina mori përgjegjësinë.