Ukrainasit njoftuan se kishin shkatërruar një kolonë prej shtatë cisternash ruse.
Oficeri i ushtrisë ukrainase, Anatoli Stefan, përshkroi se si një kolonë cisternash ruse u shkatërrua pranë Priluki, një qytet rreth 130 kilometra larg Kievit.
“Afër Prilukit është shkatërruar pjesa e pasme e kolonës së pushtuesve. Do të jetë pak problematike të sulmosh Kievin pa karburante”, ka shkruar Stefan.
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha këtë mëngjes se forcat ruse po përgatiteshin të sulmonin Kievin duke u përpjekur të merrnin kontrollin e plotë të qyteteve Irpin dhe Bucha, jo shumë larg Kievit, dhe duke iu afruar kryeqytetit përmes periferive lindore.