Rusia formon “batalionin Buryat” me staf nga Koreja e Veriut, por 18 ushtarë tashmë kanë dezertuar
Rusët kanë mbledhur një “batalion special Buryat” të përbërë nga qytetarë të rekrutuar nga Koreja e Veriut, por 18 prej tyre tashmë janë arratisur nga pozicionet në kufirin e rajoneve Bryansk dhe Kursk i Rusisë.
Sipas Ukrainska Pravda, dezertimet kanë ndodhur 7 kilometra nga kufiri shtetëror me Ukrainën.
Një burim i Ukrainska Pravda në shërbimet speciale tha se arsyet e dezertimit të verikoreanëve ishin të panjohura dhe se forcat ruse kanë filluar t’i kërkojnë ata – duke u përpjekur të fshehin këtë informacion nga komanda më e lartë.
Raportet kishin qarkulluar më parë lidhur me formimin e një “batalioni special Buryat” me staf nga Koreja e Veriut në ushtrinë ruse.
Të tjera
Shëndetësi
Kura natyrale për pastrimin e mëlçisë dhe organizmit në pesë ditë
Mëlçia është organi që kryen disa
Opinione
Thaçi i VV-së e lëshon një “deklaratë”: Boshatisja e institucioneve i konvenon vetëm terroristëve të Kopaonikut
Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje,
Aktuale
Salla plot me deputetë, Avni Dehari nuk e hedh në votim raportin – shmangie apo strategji?
Përkundër faktit se në sallë