Bashkimi Evropian po planifikon të pezullojë një marrëveshje që lehtëson rrugën për rusët për të aplikuar për viza për të udhëtuar në bllok, u tha gazetarëve një diplomat i BE-së.
“Ne nuk mund të vazhdojmë politikën e vizave siç ka qenë deri më tani”, tha ai, duke kërkuar të mos përmendet emri, përpara një takimi të ministrave të jashtëm të BE-së në Pragë për të diskutuar pushtimin rus të Ukrainës, shkruan AlJazeera.
Por Josep Borrell, shef për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian ka thënë se “nuk mund të ndëshkohen të gjithë ruset”.