James Rubin po vazhdon dëshminë e tij, duke iu përgjigjur pyetjeve të trupit gjykues.
Njëri nga gjykatësit e pyeti atë se nga e dinte që ishte krahu ushtarak i UÇK-së që merrte vendime – pasi Rubin, në ditën e parë të dëshmisë, kishte thënë, duke iu referuar Hashim Thaçit, se “unë kuptova se ai ishte më tepër figura publike e UÇK-së dhe nuk ishte ai në komandë të saj”.
Rubin tha se ky ishte perceptim i tij, këtë e kishte kuptuar vetë, jo se ia kishte thënë Thaçi se të tjerët në UÇK marrin vendime.
Rubin u përgjigj edhe për vendodhjen e Thaçit gjatë bisedave telefonike me të në periudhën e luftës.
Sipas tij, Thaçi kryesisht ishte brenda Kosovës kur komunikonin.
“Më ka thënë se ishte në Kosovë, duke u fshehur të mos vritej”, tha Rubin./REL/



Të tjera
Aktuale
Presidenti direkt nga populli, çfarë pati vendosur Kushtetuesja në vitin 2012?
Rikthimi i diskutimit për zgjedhjen
Lajme Opinione
Mero Baze: Propozimi për një president nga populli është një nevojë personale e Vjosa Osmanit
Presidentja aktuale e Kosovës Vjosa
Aktuale
A mund të bëhet ndryshimi i amendamenteve kushtetuse që i propozoi Osmani? Flet profesor Baraliu
Presidentja e vendit, ka proceduar