Një segment i rrugës nacionale Ferizaj-Prishtinë është mbuluar nga uji. Për këtë shkak, policia ka ndërprerë qarkullimin përkohësisht.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë disa automjete që kanë dalë për të lehtësuar situatën, ndërsa rruga shihet e mbuluar nga uji.
Policia më herët tha se qarkullimi i automjeteve do të devijohet dhe orientohet përmes autostradës.
“Për shkak të sasisë së madhe të ujit në rrugën nacionale Ferizaj–Prishtinë, konkretisht në segmentin që kalon nëpër fshatin Llapnasellë, segmenti nga rrethi i “Prishtina Mall” në drejtim të Prishtinës dhe segmenti nga rrethi i “Marigona” në drejtim të Ferizajt, në koordinim me zyrtarë nga Ministria e Infrastrukturës dhe kompaninë përgjegjëse për mirëmbajtje të rrugës, është marrë vendim që të bllokohet plotësisht qarkullimi i automjeteve në këtë segment rrugor për një kohë të caktuar”, thuhet në njoftim.
Pamjet nga KP:



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në