Një rrufe e fuqishme ka goditur në deti në një moment tepër të rrallë të kapur nga kamerat. Sipas mediave të huaja, ekspertët në NASA vlerësojnë se pavarësisht se 70 për qind e sipërfaqes së Tokës është e mbuluar nga uji, vetëm dy për qind e të gjitha goditjeve të rrufesë ndodhin mbi të.
Pamjet mbi Kanalin Anglez u kapën nga Charlotte Chapman, në Portland Bill, Dorset, gjatë stuhive të së dielës pasdite.
Në natën e parë si kryeministër Rishi Sunak bisedon me Volodymy Zelenskyn
Dhe 32-vjeçarja tha: “Kisha parë stuhinë që po vinte dhe arrita të bëj një video dhe ta inkuadroja këtë pamje mahnitëse”.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/10/Screenshot_19-3.jpg)
Charlotte shtoi: “Së fundmi jam kthyer në Portland pasi kam jetuar në Bristol për 11 vitet e fundit. Dhe për të qenë i sinqertë, gjithçka që kam bërë është të shikoj detin që kur kam qenë në shtëpi”./Botapress.info/