Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, çmimet e ushqimeve në Gjermani janë rritur në mënyrë dramatike.
Kjo rritje është veçanërisht e dukshme tek vaji ushqimor.
Në disa dyqane në Gjermani çmimi i vajit ka arritur arrin deri në 5 euro, nga 1,79 sa ishte para disa muajve.
Rritje e çmimeve në shtetin gjerman është raportuar edhe në produkte të tjera.
![](https://reporteri.net/wp-content/uploads/2022/04/Screenshot_4-11.jpg)
Çmimet i miellit ka shkuar në 1,99 për kilogram, nga 45 cent sa ka qenë.
![](https://reporteri.net/wp-content/uploads/2022/04/Screenshot_8-7.jpg)
Sipas Organizatës për Ushqim dhe Bujqësi të Kombeve të Bashkuara (FAO), ushqimet në nivel global janë për 20 për qind më shtrenjtë seç kanë qenë një vit më parë.
Drejtori i Programit Botëror të Ushqimeve, David Beasley, ka thënë se sa më gjatë që shtyhet paqja, aq më shumë njerëz do të mbeten pa ushqime.