Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit janë shënuar 37 raste të reja me COVID-19.Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 10 pacientë.
Po ashtu, gjatë 24-orëshit të fundit nuk është raportuar për asnjë viktimë nga COVID-19.
Numri i përgjithshëm i rasteve pozitive që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut është 156 mijë e 54, numri i të shëruarve është 150 mijë e 273, i vdekjeve 5 mijë e 48, kurse raste aktive janë 292.