Me rënien e temperaturave pritet të rritet konsumi i energjisë elektrike, e bashkë me të edhe faturat t’u vijnë qytetarëve më të larta. Nga KESCO i kanë thënë RTK-së se konsumi për këtë vit është rritur për 8%. Në këtë ngritje thuhet të ketë ndikuar përdorimi i kondicionerëve dhe pajisjeve të tjera për ngrohje dhe ftohje. Qytetarëve u është bërë thirrje ta kursejnë rrymën, në mënyrë që të mos rriten tarifat.
Për rreth 8% më shumë qytetarët kanë shpenzuar energji elektrike këtë vit, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Me rënien e temperaturave, pritet që të rritet edhe më shumë konsumi, e bashkë me të edhe faturat t’u vinë qytetarëve më të larta.
Margarita Rashiti, zëdhënëse e KESCO-s, tha se vetëm për 11 ditët e para të shtatorit, kanë importuar mbi 1 mijë e 100 MË energji elektrike.
Në rast se konsumi vazhdon të rritet, Ymer Fejzullahu, kryetar i bordit të ZRRE-së nuk e ka përjashtuar mundësin shtrenjtimit të tarifave të energjisë elektrike.
Njohës të energjetikës thonë se në rritjen e konsumit ka ndikuar rritja e përdorimit të kondicionerëve dhe pajisjeve te tjera elektrike për ftohje dhe ngrohje. Sipas tyre, Kosova duhet të fokusohet në ngritjen e kapaciteteve gjeneruese.
Ekzekutivi kosovar disa herë ka subvencionuar qytetarët në blerjen e pajisjeve efiçiente për ngrohje dhe ftohje, në mënyrë që të kursehet energjia elektrike. /RTK



Të tjera
Lajme Opinione
Petrit Rudi: Faleminderit, Lumir Abdixhiku për dinjitetin që ia ktheve babait tim
Petrit Rudi djali i veprimtarit e
Aktuale
“Frikacakë që na e shajnë varret, përçarës që prejnë në besë aleatët e lirisë”, Osmani shfryhet kundër Vetëvendosjes në tubimin e LDK-së
Kandidatja për Presidente, nga
Aktuale
Abdixhiku: Në këtë rrugëtim jam bashkë me një grua të fortë e te pathyeshme – me Vjosa Osmanin
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka