Rritet dukshëm numri i shkurorëzimeve në Kosovë: Kaq raste në vetëm shtatë muaj

Numri i çifteve që po i japin fund martesës në Kosovë po rritet ndjeshëm. Vetëm në periudhën janar–korrik të vitit 2025, janë regjistruar 953 raste të shkurorëzimeve, sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).

Të dhënat tregojnë se numri më i lartë i shkurorëzimeve është regjistruar në muajin korrik, me 177 raste, ndjekur nga shkurti me 141 raste dhe prilli 140 raste.

Ndërsa në muajt e tjerë shifrat janë si më poshtë: janar 124 raste, shkurt – 141, mars – 123, prill – 140, maj -113, qershor – 135, korrik – 177.

Krahasuar me muajin qershor, kur kishte 135 raste, muaji korrik shënoi 177 raste – një rritje prej 31% në numrin e shkurorëzimeve.

Komuna me më së shumti raste të shkurorëzimeve në korrik ishte Prizreni, me 22 raste, duke u renditur në krye të listës për këtë muaj. /Telegrafi

Të tjera

Lajme Opinione

Dritan Hila: Si po eksporton Albin Kurti revolucionin në Shqipëri

  Albin Kurti është modeli i

Lajme

Gucati: Aktakuza për masakrën në familjen Jashari hap i rëndësishëm

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të

Lajme

Vazhdojnë kërkimet për 5-vjeçarin kosovar të zhdukur në një lumë në Zvicër

Autoritetet zvicerane po vazhdojnë përpjekjet intensive