Sipas një bilanci, ditën e sotme numri i viktimave si pasojë e tërmeteve në Siri dhe Turqi ka arritur në 6326 viktima në total, ndërsa mësohet se 26,035 të tjerë janë plagosur.
Numri i të vrarëve në Siri është më shumë se 1782.
Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve SANA, më shumë se 970 njerëz janë vrarë në zonat e kontrolluara nga opozita, sipas Helmetave të Bardha të Sirisë, e cila njihet edhe si Mbrojtja Civile e Sirisë. Në zonat e kontrolluara nga qeveria, numri i të vdekurve është 812.
Të paktën 30,474 persona janë plagosur në të dy vendet, sipas shifrave nga qeveria turke, dhe media shtetërore siriane.
Epiqendra e tërmetit të së hënës ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan.
Po ashtu gjatë asaj dite, u regjistrua një tërmet tjetër i fuqishëm prej 7.5 shkallësh të Rihterit.