Çmimet e pronave të banimit në Kosovë u rriten 2,4 për qind në tremujorin e tretë të vitit 2025, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2024. Ndërkaq, krahasuar me tremujorin e dytë (TM2) 2025, çmimet e pronave të banimit pësuan rënie prej 2,1 për qind.
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) bën të ditur se në Rajonin e Prishtinës, çmimet e pronave të banimit u rritën për 1,3 % në tremujorin e tretë (TM3) 2025, krahasuar me tremujorin e tretë (TM3) 2024.
Ndërsa, për rajonet e tjera të vendit, çmimet e pronave të banimit u rritën për 4.3 për qind në TM3 2025, krahasuar me TM3 2024.
“Në Rajonin e Prishtinës, çmimet e pronave të banimit u rritën për 1,3 % në tremujorin e tretë (TM3) 2025, krahasuar me tremujorin e tretë (TM3) 2024. Për rajonet e tjera të vendit, çmimet e pronave të banimit u rritën për 4,3 % në TM3 2025, krahasuar me TM3 2024”, thuhet në njoftimin e ASK-së./KosovaPress



Të tjera
Aktuale
Policia apelon për kujdes ndaj mesazheve mashtruese në emër të bankave
Policia e Kosovës, i është drejtuar
Aktuale
Ish-nënkryetarja e LDK-së i bashkohet ekipit të Kurtit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka
Lajme
Ekzekutohen pagat e prillit: Pezullohet greva e punëtorëve teknikë në shkollat e Prishtinës
Punëtorët teknikë në disa shkolla të