Një oficer policie në Kaliforni bdiq dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një helikopter i forcave të rendit u rrëzua në ujë në Orange County të shtunën mbrëma ne Kaliforni.
Helikopteri u përplas në ujë pak pas orës 18:30 sipas kohës amerikane në Neëport Beach, rreth 40 milje në jug të qendrës së Los Anxhelosit, përballë shumë njerëzve të ulur në plazh, rapprtojnë mediet lokale.
Nicholas Vella, një 44-vjeçar, veteran 14-vjeçar i Departamentit të Policisë së Huntington Beach, vdiq si pasojë e lëndimeve që mori në aksident, tha shefi i policisë Eric Parra në një konferencë për shtyp të shtunën mbrëma.
Ndërkaq partnerini tij u shpëtoi dhe u transportua në një qendër lokale të traumës pas përplasjes.Oficeri tjetër, një veteran 16-vjeçar, është në gjendje kritike dhe fjendet në qendrën e traumës, thanë zyrtarët.
Nuk ishte e qartë se çfarë e shkaktoi përplasjen. Helikopteri ishte ende në ujë deri në orën 20:00 sipas kohës lokale.Zyrtarët konfirmuan se helikopteri i përkiste Departamentit të Policisë fqinje të Huntington Beach.
“Ne mund të konfirmojmë se helikopteri ynë i policisë, HB1, u rrëzua në zonën e Neëport Beach. Përpjekjet e shpëtimit janë duke u zhvilluar dhe më shumë informacion do të publikohet kur të jetë i disponueshëm”, shkroi departamenti në Twitter.
Më herët të premten, një tjetër helikopter u rrëzua në oqean, në afërsi të plazhit të Miami në Florida, para qindra plazhistëve. Nuk raportohet për viktima në atë përplasje, rappeton The New York Post, përcjellë Botapress.