Policia ka evakuuar një qendër tregtare dhe zonat përreth në qytetin gjerman të Dresdenit të shtunën pasi po dyshohet për situatë pengmarrjeje.
E përditshmja gjermane “Bild” ka raportuar se një burrë i armatosur e ka vrarë fillimisht nënën e tij në apartament e më pas është futur në një stacion radioje lokale ku ka shtënë disa herë para se të largohej drejt qendrës tregtare ku ka marrë një numër njerëzish peng.
Është shtuar prezenca e policëve në qendrën tregtare “Altmarktgalerie” e cila është rrethuar tërësisht me shirita, raportoi Reuters.
“Policia e Dresdenit aktualisht po ndërmerr një operacion në Dresden. Arsyeja është se ka dyshim për një situatë rrëmbimi”, ka thënë policia.