Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), njofton se pas veprimeve hetimore të ndërmarra nga hetuesit policor dhe identifikimit të personave të dyshuar lidhur me rastin e rrëmbimit të raportuar më 19 shtator 2025, në lagjen Veternik të Prishtinës, ka rezultuar se në këtë rast dyshohet të jetë i përfshirë edhe një zyrtar policor.
“Menjëherë pas kësaj është njoftuar Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), të cilët në bashkëpunim me hetuesit e Njësisë së Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë kanë arrritur të sigurojnë prezencën e personave të dyshuar.
Gjatë veprimeve hetimore janë sekuestruar një armë zjarri dhe një lodër (imitim i armës AK-47).
Me vendim të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, të katër personave të ndaluar u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh”, thuhet në njoftim.
“Si pjesë e procedurave administrative IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës edhe suspendimin për zyrtarin policor”, konfirmon IPK.
Hetuesit policor dhe ata të IPK-së, në koordinim të plotë me Prokurorinë Themelore, po vazhdojnë veprimet e mëtejme hetimore me qëllim të ndriçimit të plotë të rastit.
Numri i përgjithshëm i personave të arrestuar lidhur me këtë rast arrin në tetë, konfirmon IPK.



Të tjera
Lajme
“Po të mos e kish tradhtu Albini, e kish tradhtu Vjosa”, Spahiu për Osmanin
Sipas Nexhmedin Spahiut, Kurti me “largpamësinë
Aktuale
Kur do të mbarojë lufta në Iran? Shtëpia e Bardhë jep përgjigjen
E pyetur nga gazetarët se sa
Aktuale
Haziri për Osmanin: Nëse do të kandidohej, LDK do ta diskutonte mbështetjen
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës,