Është raportuar se një 16-vjeçar gjatë së enjtes është rrëmbyer nën kërcënimin e armës. Nga Prokuroria Themelore e Pejës kanë thënë të premten se dy persona tashmë janë arrestuar, si të dyshuar për këtë rast.
“Aktualisht jemi në fazën e veprimeve intensive hetimore për këtë çështje penale. Policia e Kosovës me herët ka arrestuar dy persona për ketë rast, të cilët momentalisht gjenden në Stacion Policor duke u marrë në pyetje. Dy të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit”, njoftohet nga Prokuroria,
Java e stuhisë, kur do të bjerë dëborë dhe kur do të jetë dita më e ftohtë?
Ndërsa është dhënë urdhër për arrestim edhe të dy personave të tjerë. Viktimës i janë bërë lëndime të rënda trupore.
“Po ashtu, janë autorizuar Policia e Kosovës për arrestimin edhe dy personave tjerë të implikuar në ketë këtë vepër penale. Prokurori i shtetit këtë rast e ka cilësuar si “Lëndim i rëndë trupor””, thotë Prokuroria e Shtetit.