Një rast jo i zakonshëm ka ndodhur në Prishtinë më 16 shkurt.
Rreth orës 21:50 një person ka raporuar se disa të dyshuar me një veturë me targa vendore me forcë e kanë future në veturë viktimën dhe kanë ikur në drejtim të panjour.
Viktima sipas deklaratës së dhënë në polici ka arritur që të ikë nga vetura e të dyshuarve.
E policia menjhëherë pas marrjes së kësaj informate ka arritur që ta arrestojë një person të dyshuar për këtë rast.
Në anën tjetër, viktima ka pranuar edhe tretman mjekësor.
“Rr. Hamzë Jashari, Prishtinë 16.02.2023 – 21:50. Fillimisht është raportuar se disa të dyshuar me një veturë me targa vendore, me forcë e kanë marrë viktimën mashkull kosovar dhe kanë ikur në drejtim të panjohur. Më pas viktima ka arritur që të ikë nga vetura e të dyshuarve. Sipas viktimës, të dyshuarit nën kanosjen e armës e kanë futur në veturë, viktimës i është ofruar tretman mjekësor”.
“Është identifikuar vetura dhe njëri nga të dyshuarit mashkull kosovar i cili është arrestuar, në vendbanimin e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një revole me një karikator. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh.