Një zyrtar policor në Viti është arrestuar dhe suspenduar me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës, nën dyshimet se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se polici i dyshuar është arrestuar pas denoncimit të babait të tij, i cili ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy djemtë e tij.
Si rezultat i denoncimit, Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, teksa është aktivizuar edhe IPK.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, zyrtari policor i dyshuar bashkë me vëllain e tij kanë përfunduar në ndalim policor për 48 orë