Deputeti “rebel” i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, ka folur për vendimin e e komplikuar të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për t’I shpërdarë librat shkollor këtë vit mesimor. Në lidhje me këtë, deputeti ka kritikuar partinë e tij që nuk ka zgjedhur një formë më të mirë e më të lirë për blerjen e librave për nxënësit kosovarë, as pas tri viteve në pushtet.
Rrahmani për Info Magazine të Klan Kosovës, ka thënë se nuk është dakord me formën se si MASHT-i ka zgjedhur ta rregullojë çshtjen e librave.
E anuluan tenderin në vlerë 4.8 milionë, tash Qeveria i ndanë mbi 6 milionë për librat nga klasa 1-5
Tutje, ai ka shtuar është dashur më heret të punojë për këtë gjë dhe se një gjë e tillë do të ishte më mire dhe me lirë.
“Nuk jam dakord, ka mundur të jetë më mirë me skemën e tillë do të jetë vlera më e lartë që do të paguhet më shumë se vitet e kaluara”, tha Rrahmani.
“Ministria do të duhej fokusohej te librat shkollor që ato të vihen në përdorim dhe pjesa tjetër të plotësohet, ishte dashtë të bëhet shumë më herët”, ka thënë ai.