Një incident i pazakontë është regjistruar në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ku një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe e dashura e tij janë përfshirë në një rast dhune që ka përfunduar me ndërhyrjen e Policisë dhe trajtim mjekësor për të dy.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rasti është iniciuar si pasi që A.B. 21 vjeçar dhe O.S. 21 vjeçare, të cilët ishin në lidhje dashurie për rreth 6 muaj, janë konfrontuar fizikisht në një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit.
Sipas deklarimeve në Polici, pas një përndjekjeje dhe tensioni të akumuluar, A.B. dyshohet se e ka kapur nga duart të dashurën, duke i shkaktuar dhunë fizike.
Përveç këtij incidenti, të dy kanë raportuar edhe për një përleshje fizike të ndodhur disa ditë më parë (30 qershor), gjatë një shëtitjeje me veturë, ku kanë rrahur njëri-tjetrin pas një mosmarrëveshjeje.
Pas intervistimit të palëve dhe konsultimit me Prokurorin e Dhunës në Familje, ndaj të dyshuarve është iniciuar procedura penale, ndërsa ata janë liruar në procedurë të rregullt.
Sinjali mëson se autoritetet janë njoftuar edhe për faktin që njëri nga të përfshirët është pjesëtar aktiv i FSK-së. Komanda përkatëse është vënë në dijeni dhe pritet të ndërmarrë veprime sipas rregulloreve ushtarake.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në