Tre persona janë përleshur fizikisht ditën e shtunë në Malishevë. Policia njofton se si pasojë e rrahjes, dy persona kanë pësuar lëndime trupore.
“Dyshohet se pas një mosmarrëveshje të mëhershme, janë rrahur mes veti tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe si pasojë e kësaj dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Gjakovës, përkatësisht Prizrenit.
Transformimi drastik – Pas 41 vjetësh rinovohen për herë të parë shkallët te Posta e Madhe
Ndërsa i dyshuari tjetër është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.