Një rrahje mes një çifti ka ndodhur mbrëmë në stacionin e autobusëve në Prishtinë. I dyshuari shtetas i Shqipërisë dhe viktima, femër e mitur janë përleshur fizikisht për arsyeje akoma të panjohura.
Policia ka intervenuar në rast duke i dërguar që të dy në stacion policor për intervistim.
Rasti i ‘Gylenistëve’: Ish-shefi i AKI’së së dënohet me 4 vite e 8 muaj burgim
“Janë shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i R. Shqipërisë dhe e dyshuara femër kosovare (e mitur), pasi që ishin përleshur fizikisht në mes vete. I dyshuari dhe e dyshuara janë të fejuar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë./Botapress.info/