Cristiano Ronaldo në një intervistë të dhënë së fundmi, reflektoi për vitet e tij të suksesshme tek Real Madridi.
Ylli portugez shënoi një epokë për ‘Los Blancos’ dhe ishte një ndër lojtarë më të mirë që e përfaqësoi atë klub.
Ai më pas u transferua tek Juventusi pasi kompletoi kapitullin në Madrid dhe më pas e gjeti rrugën në ‘Old Trafford’. Tani, ai luan tek Al-Nassr dhe po vazhdon të bëjë historinë në Superligën e Arabisë.
“Real Madridi është klubi më i madh në botë. Unë kam arritur gjëra të mëdha në Madrid dhe njerëzit nuk e harrojnë këtë, kjo më bën të lumtur”.
“Tek Real Madridi, për shembull, unë e mbaj mend kur humbisja një mundësi ose një penallti do të isha shumë i zemëruar me veten. Nuk e lejoja veten të bëja gabime”.
“Do të shkoja në shtrat pa darkë dhe do të flisja me veten, duke menduar pse e godita në të djathtë ose në të majtë”.

“I thashë Florentinos se do të largohem dhe ai pranoi. Ka qenë një histori e gjatë. Disa ditë më pas, Perez dëshiroi të rikthehej dhe të vazhdonim, por nuk kishte rrugë mbrapa pasi tani i kisha dhënë fjalën time Juventusit”.
“E respektoj Perez, ai është një president i besueshëm dhe një person serioz dhe ai më ka trajtuar mirë. Ne fituam shumë tituj me të dhe respektoj shumë”, ka thënë Ronaldo.



Të tjera
Aktuale
Numërohen mbi 70% e votave – LVV-ja ruan epërsinë, PDK-ja e dyta
Procesi i numërimit të votave po
Aktuale
Ekskluzive: LDK fiton në Istog, e mposht Vetëvendosjen
Ilir Ferati e ka rikthyer në
Lajme
Numërohen rreth 15% të votave në Prishtinë, kjo është renditja e partive
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur