Shoqata “Roja e Kohës” do të protestojë sot sërish para Kuvendit të Kosovës, si shenjë revolte për moskonstituimin e tij.
Sipas njoftimit të kësaj shoqate në Facebook, protesta paqësore për të kundërshtuar bllokadën institucionale dhe për të kërkuar krijimin e menjëhershëm të institucioneve që përfaqësojnë vullnetin qytetar, do të nisë në orën 10:00.
Poashtu, bëhet e ditur se kjo protestë do të zgjasë rreth një orë.
“Ajo ka për qëllim të dërgojë një mesazh të qartë: Qytetarët nuk mund të mbesin peng i pazareve politike”, thuhet tutje në postim.




Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në