I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot për takim ambasadorin gjerman Jorn Rohde, shkruan Gazeta Express.
Në postimin tij, kryetari i LDK ka bërë të ditur se ai me Rohde’n kanë biseduar për situatën politike në vend dhe qëndrimet e kësaj partie lidhur me këto çështje.
Po ashtu, Abdixhiku ka theksuar nevojën urgjente për heqjen e masave ndëshkuese të vendosura nga Bashkimi Evropian.
”Bëra dhe thirrje për rishqyrtim të këtij vendimi, në mënyrë që qytetarët e Kosovës të mos mbajnë barrën e zhvillimeve politike”, ka shkruar ai mes tjerash.
Postimi:
Kam pritur sot në Selinë Qendrore ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, z. Jorn Rohde.
Gjatë takimit, diskutuam për zhvillimet e fundit politike në vend si dhe për qëndrimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës lidhur me këto çështje. Shpreha mirënjohjen time dhe të LDK-së për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë dhe vazhdon t’i jap Kosovës në rrugëtimin e saj euroatlantik, në forcimin e institucioneve demokratike dhe në zhvillimin ekonomik.
Ndërsa me theks të veçantë, fola për nevojën urgjente për heqjen e masave ndëshkuese të vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës, duke theksuar se këto masa po ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të vendit dhe në mirëqenien e qytetarëve tanë. Bëra dhe thirrje për rishqyrtim të këtij vendimi, në mënyrë që qytetarët e Kosovës të mos mbajnë barrën e zhvillimeve politike.
Përmes ambasadorit Rohde, shfrytëzova rastin ta uroj koalicionin e ri qeverisēs nē Gjermani, duke besuar në vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë dhe të frytshëm ndërmjet vendeve tona, por në veçanti besoj shumë në bashkëpunimin e shkëlqyeshëm mes CDU-së dhe LDK-së, si dhe shpreha angazhimin tonë të përbashkët për forcimin dhe avancimin e këtij bashkëpunimi politik e institucional mes partive tona. /GazetaExpress
Të tjera
Aktuale
Banka Botërore: Ekonomia e Kosovës rritet me 3,8 për qind në vitet 2025 dhe 2026
Banka Botërore ka parashikuar se rritja
Aktuale
Pauza që po ‘dëmton’ shërbimin, ankohen qytetarët për pritje të gjata në Stacionin Policor
Në Stacionin Policor – Qendra, ka
Aktuale
Rryma është shtrenjtuar në Kosovë, por jo edhe në veri, deklarohet ZRrE
Rryma është shtrenjtuar për 16.1% krahasuar