Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, e ka quajtur lajm të mirë arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, për targat.
Rohde thotë se kjo është shenjë e mirë për bisedimet në çështjet e pazgjidhura.
Marrëveshja për targat, këshilltari i Blinken telefonon Kurtin
“Një lajm i mirë me të vërtetë dhe gjithashtu një shenjë e mirë për bisedimet e mëtejshme për çështjet e pazgjidhura”, ka shkruar Rohde në Twitter.
![ROHDE 1](https://sinjali.com/wp-content/uploads/2022/11/ROHDE-1.jpg)