Ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian kanë autorizuar hapjen e negociatave me shtetet e Ballkanit Perëndimor për heqjen e roamingut.
Ky vendim do të miratohet edhe formalisht në takimin e ministrave të Brendshëm, që do të mbahet nesër, kur edhe nis procesi i negociatave individuale me secilin shtet të rajonit, i cili duhet të çojë drejt heqjes së plotë të roamingut.
Presidenca qipriote e Bashkimit Evropian e ka përshëndetur këtë vendim, duke nënvizuar se e mbështet fuqimisht rrugën evropiane të Ballkanit Perëndimor.
“Zgjerimi i zonës pa roaming është një shenjë e qartë e angazhimit tonë ndaj rajonit. Ne presim me padurim miratimin zyrtar të vendimit që autorizon hapjen e negociatave për këto marrëveshje”, ka thënë një zëdhënës i Presidencës së Qipros në BE.
Vendimi në fjalë i referohet hapjes së negociatave për marrëveshje sektoriale ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, përkatësisht për roamingun në rrjetet publike të komunikimeve mobile.
Zyrtarët evropianë synojnë që procedurat e negociimit dhe arritja e marrëveshjeve të përmbyllen brenda gjashtë muajsh. Kjo marrëveshje, kur të arrihet, nënkupton lidhje të pandërprerë me tarifa vendore për qytetarët nga rajoni që vizitojnë zonën e BE-së, si dhe anasjelltas. Në rastin ideal, roamingu ndërmjet rajonit dhe shteteve të Bashkimit Evropian mund të hiqet që vitin e ardhshëm.



Të tjera
Aktuale
Hovenier: Reputacioni i Kosovës në SHBA ka pësuar goditje gjatë 16 muajve të fundit
Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të
Aktuale
Kurti e pret në takim presidentin e Këshillit të BE-së
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa,
Lajme
Roamingu mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor drejt heqjes vitin e ardhshëm
Ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit