Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se janë rinumëruar mbi 90% apo 2,329 nga 2,557 vendvotime.
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.
“Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e enjte, 29 janar 2026, ora 16:00) janë rinumëruar mbi 90% apo 2,329 nga 2,557 vendvotime. Pra, numri i përgjithshëm i komunave që deri më tani kanë përmbyllur rinumërimin janë 34, ndërkaq kanë mbetur për t’u rinumëruar edhe 228 vendvotime që i takojnë 4 komuave tjera (Podujevë, Prishtinë, Shtërpcë dhe Suharekë)”, ka njoftuar Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Në platfomën e KQZ-së për rezultate https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/ në hapësirën QNR > Rinumërim, do të paraqiten rezultatet pas numërimit të çdo vendvotimi.



Të tjera
Aktuale
Përplasje e ashpër mes Besian Mustafës dhe Egzon Azemit gjatë pauzës në Kuvend
Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, dhe
Lajme
Kusari-Lila e ‘garanton’ çmimin e naftës 1 euro e 83 centë për sot
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza
Aktuale
Hykmete Bajrami përplaset me Arben Vitinë e Kusari-Lilën për çmimet e barnave e naftës
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, është