Rinesa Qeriqi, e njohur me emrin artistik “Rinesancë”, është vetëm 24 vjeçare, por po përballet me një sfidë të jashtëzakonshme – një tumor në tru që e ka detyruar ta ndalë çdo gjë në jetën e saj.
Artistja e re, e cila njihet si këngëtare, tekstshkruese dhe kompozitore, ka kaluar dy operacione të rënda në Spitalin St. Michael’s në Toronto, më 23 dhe 29 prill të këtij viti. Aktualisht, ndodhet në një qendër rehabilitimi, ku po rikuperohet pas ndërhyrjeve, përpara se të nisë një trajtim të gjatë me rrezatim.
Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, Rinesa është detyruar të ndërpresë studimet, karrierën muzikore dhe punën që e ndihmonte të përballonte jetesën në Kanada. Familja e saj – prindërit dhe motra – janë zhvendosur pranë saj për t’u kujdesur vazhdimisht, por barra financiare është bërë pothuajse e papërballueshme
Për ta përballuar këtë sfidë të madhe, familja e Rinesës ka hapur një fond për mbledhje ndihmash. Çdo kontribut, sado i vogël, është një hap më afër shërimit të saj dhe një mbështetje e madhe për familjen.
Për të ndihmuar Rinesën, klikoni në linkun më poshtë dhe kontribuoni sipas mundësive tuaja:



Të tjera
Aktuale
Haxhiu për çështjen e presidentit: Jam e hapur të ndihmoj
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe
Aktuale
Asnjë panel në fushë: Çfarë po ndodh me parkun diellor milionësh në Rahovec?
Teksa kanë kaluar dy vjet që
Aktuale
Trump kërcënon nëse Irani s’bën marrëveshje: Një civilizim i tërë do të vdesë sonte
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sapo