Të nxehtit pritet të rikthehet në fundjavë. Kryesisht me kthjellime e diell parashihet situata meteorologjike ditën e shtunë. Orëve të pasdites përreth zonave malore priten zhvillime të vranësirave lokale. Temperaturat minimale ende do të jenë pak të ulëta, që zbresin në 9C e 12C, orëve të hershme të mëngjesit. Ndërkohë maksimalet gjatë ditës arrin vlera prej 29C e 31C. Frynë erë e lehtë perëndimore e jugperëndimore 1-4m/s.
Mot më i nxehtë po parashihet të mbretërojë në vend ditën e diel, me më shumë kthjellime, dhe maksimale deri në 32C. Të hënën shkojnë deri në 33C e 35C. Ditën e martë vranësira kalimtare që kalojnë përgjatë rajonit sjellin kushte për rrebeshe shiu e bubullima.
Mundësi për reshje më të pakta shiu paraqiten edhe të mërkurën. Temperaturat zbresin përreth 30C. Minimalet luhaten ndërmjet 13C e 17C.
Nga dita e hënë fryn erë veriore e veriperëndimore e lehtë dhe mesatare 4-7m/s, me hove deri në 10m/s ditën e martë./MendimipërMotin/



Të tjera
Aktuale
Dyshohet se u hodh nga kati i 9-të – vdes tragjikisht një grua në Ferizaj
Një ngjarje e rëndë ka tronditur
Aktuale
Kurti për 2 milionë eurot e ndara për aviokompanitë
Kreu në detyrë i Qeverisë së
Ekskluzive Lajme
Rrëfimi emocionues i Gjeneralit të LDK-së, Gëzim Hazrolli
Kandidati i LDK-së për deputet në