Gazetari Ridvan Berisha pasi kishte deklaruar se beson në judaizëm, tregon sesi erdhi deri tek kjo bindje.
Gjithçka filloi kur Berisha kishte realizuar dokumentar ku argumentohet se shqiptarët i kanë mbrojtur hebrenjtë gjatë kohërave të liga.
“Për sa kohë jam angazhuar në realizimin e disa dokumentarëve se si shqiptarët nga kodi i besës dhe zakonit i kanë mbrojtur hebrenjtë, në vijim kam thënë unë i kam besuar judaizmit”, është shprehur Berisha.
Në vazhdim moderatori i emisionit e pyeti Berishën se a është konvertuar në judaizëm.
“Unë pretendoj se e kam zemrën e bardhë… nuk kam nevojë fare për mesenger (dërgues) tek perëndia”, ka thënë Berisha në Kanal10.
“Izraeli si komb ka një histori persekutimi mijëravjeçar. Konflikti Izrael-Palestinë po keqpërdoret nga autokratë të ndryshëm si Erdogani, gjithashtu edhe nga Hamasi”, shtoi Berisha.