Gazetari Ridvan Berisha ka hedhur kritika të mëdha në drejtim të partive opozitare në Kosovë. Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Berisha ka shkruar se partitë opozitare në vend nuk kanë kauzë njësoj siç nuk ka kauzë as pushteti.
Ai ka thënë se të gjitha partitë janë të njëjta vetëm llogot i kanë të ndryshme.
Sipas tij, nisur nga kjo edhe pushteti ka kapur çdo sektor, madje edhe sistemin e drejtësisë, kjo falë arrogancës së numrave të qeverisë.
Postimi i plotë i Berishës, pa ndërhyrje:
Pushteti pa kauzë!
Opozita pa kauzë!
Krejt njejtë, veç llogot partiake ndryshe!
Qeveria përbrenda po bënë ç’t’i dojë qejfi, askujt nuk i jep llogari nga arroganca e numrave, e kjo trimëri po shkon aq larg sa që edhe prokurorët, gjyqtarët e hetuesia druaj se janë nën frikësim të thellë, ekonomia dhe sektorët e tjerë strategjik janë në batak, Kosovën po e trajtojnë si rast social e si pronë të 50.01%!
Rrnofshin gazetarët dhe mediet!