Ai në një postim në Facebook ka theksuar se kryeministri po ashtu është lodhur edhe nga performanca e dobët e qeverisjes përbrenda.
“Për çdo ditë Kurti po shtrëngohet t’i përtypë me zor fjalët e zotimet e tij dhe fare nuk po skuqet. Exit-i për të janë zgjedhjet si kapitull i ri, për ri-legjitimitet, për t’i lënë në arkiv të gjitha zotimet e piskamat kundër oponentëve duke e modeluar një fazë të re, konsensusin mbarëshoqëror”, ka thënë Berisha.
Duke kujtuar se uniteti në raport me Serbinë është jetik, Berisha shprehet skeptik nëse kryeministri Kurti është adresa premtuese e këtij uniteti.
“Ta shohim. Unë fare nuk kam besim në të! Hija e kaosit do ta ndjekë çdo herë profilin e tij si politikan kaotik”, ka thënë ai.
Postimi i plotë:
Kurti po kërkon zgjedhje të parakohshme për ta ideuar një formulë politike të koalicionit të gjerë. Është i molisur nga dialogu me Serbinë, e tash e ka përjetuar edhe presionin ndërkombëtar, kur më herët thoshte se nuk e di se çka d.m.th ky presion.
Për çdo ditë Kurti po shtrëngohet t’i përtypë me zor fjalët e zotimet e tij dhe fare nuk po skuqet.
Është i molisur edhe nga performanca e dobët e qeverisjes përbrenda.
Exit-i për të janë zgjedhjet si kapitull i ri, për ri-legjitimitet, për t’i lënë në arkiv të gjitha zotimet e piskamat kundër oponentëve duke e modeluar një fazë të re, konsensusin mbarëshoqëror!
Gjithmonë është theksuar se uniteti në raport me Serbinë është jetik!
A është tani Kurti adresa premtuese e këtij uniteti?!
Ta shohim. Unë fare nuk kam besim në të!
Hija e kaosit do ta ndjekë çdo herë profilin e tij si politikan kaotik!