Ish-nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, deklaron se “humbjet radhazi nuk janë rastësi”, sipas tij “ato janë verdikt i qartë politik”, vlerëson Veliu një ditë pas zgjedhjeve, referuar rezultatit të LDK-së.
Veliu pohon se “mosreflektimi pas tyre nuk është më gabim – është refuzim i përgjegjësisë”.
Tutje, Veliu në profilin e tij në Facebook shkruan:
Një parti që kërkon besimin e qytetarëve nuk mund të sillet sikur humbjet nuk kanë autor. Mbyllja ndaj kritikës, mungesa e analizës dhe kapja e vendimmarrjes e kanë dëmtuar rëndë partinë dhe e kanë larguar shumë nga misioni i saj.
Kërkoj publikisht dhe pa ekuivoke:
– llogaridhënie politike për humbjet,
– transparencë të plotë mbi vendimmarrjen, e cila mungon kohë të gjatë në LDK,
– dhe hapjen e menjëhershme të një procesi demokratik të brendshëm, me garë reale në të gjitha nivelet!
Askush nuk është mbi partinë.
Askush nuk ka mandat të përhershëm nga humbja.
Nëse nuk ka reflektim dhe ndryshim, ky drejtim nuk mund të mbrohet më dhe nuk i shërben të ardhmes së Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Reagimi i plotë:



Të tjera
Aktuale
Pezullohet drejtori i një shkolle në komunën e Gjakovës, dyshohet se ngacmoi seksualisht një 17-vjeçare
Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ka
Aktuale
Policia apelon për kujdes ndaj mesazheve mashtruese në emër të bankave
Policia e Kosovës, i është drejtuar
Aktuale
Ish-nënkryetarja e LDK-së i bashkohet ekipit të Kurtit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka