Zgjedhjet parlamentare po afrohen, me këtë rast dhe gara mes partive politike ka filluar të bëhet e ashpër.
Së fundi, ka marrë vëmendje një sondazh i publikuar nga “UBO OMNIBUS”, ku partia e parë ka dal LVV me mbi 47 përqind, PDK me 19 për qind, LDK me 17 për qind, AAK-në me 6 përqind dhe partitë e tjera rreth 9 për qind.
Opozita filloi me reagime kundër këtij sondazhi, duke e cilësuar si të porositur nga LVV, ku këtij mendimi iu bashkuan edhe kundërshtarët e tjerë të kryeministrit Kurti.
Sondazhi
Por, këto akuza a janë sinjal që partitë opozitare i ka kapluar frika, apo në realitet për qindjet janë më ndryshe?
Në lidhje me këtë temë, në një prononcim për “Bota sot” foli opinionisti Dedë Preqi.
Së pari, ai u shpreh se jo vetëm ky sondazh i publikuar nga UBO së fundi, por të gjitha analizat e vendosin LVV-në, si parti të parë.
Sipas tij, kjo nuk është vetëm një ‘utopi’.
“Jo vetëm kompania e UBO-Omnibus, por të gjitha analizat e shumë ekspertëve të hulumtimeve të tilla Lëvizjen Vetëvendosje, do ta nxjerrin të parën, padyshim se tablloja e nxjerrur në këtë mënyrë nuk është vetëm një «utopi» që parashihet vetëm me një parashikim të hershëm, por njeriu mund të kërkojë diçka që në një farë mënyre e zotëron paraprakisht.
Populli i Kosovës, deri dikund por edhe nuk ka fjetur i tëri në gjumë, që nuk i ka vërejtë gabimet dhe të metat e liderëve të vet, të cilët e kanë udhëheqë këtë vend prej çlirimit e deri këtu ku jemi, duke mbledhur pak nga pak shenja, shpresa, përpjekje, e vija zhvillimi të ndërprera nga gabimet e shumta, prej të cilave ka pësuar me të madhe qytetari i këtij vendi”.
Po ashtu, Preqi ua rikujtoi opozitës, që po e njëjta kompani, e kishte vendosur të parën LVV-në, edhe në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.
“Secili do të thoshte se, sondazhi i fundit i angazhuar nga kompania UBO, dhe në prag të zgjedhjeve, do ta nxjerrte LVV, të parën, që sipas opozitës një kompani e tillë mundet të jetë e porositur në një mënyrë, por e njëjta kompani e ka bërë edhe më herët në zgjedhjet e vitit 2021, një sondazh të tillë, duke e nxjerrë të parën subjektin e njëjtë politik LVV.
Sipas këtij sodazhi të fundit të kësaj kompanie të Ubo-Omnibus, LVV, e nxjerr të parën me 47,5%, të dytën PDK, me 19,5%, të tretën LDK, me 17,5%, të katërtën AAK dhe NISMA, me 6% dhe të tjerat me minoritete 9%, duke paraqitë një pasqyrë të këtij hulumtimi, por më në fund populli është ai që do të vendos me 9 shkurt 2025”, theksoi ai.
Ndër të tjera, opinionisti potenoi se janë të natyrshme reagimet e opozitës, por edhe pak të çuditshme.
Për fund, parashikoi se LVV do e marrë sërish pushtetin me mbi 50 për qind të votave.
“Reagimet e opozitës janë të natyrshme si reagime që hasim në gjitha fushat e jetës normale, por këto janë pak sa të çuditshme, sepse këto hulumtime herë i quajnë të falsifikuara apo të fabrikuara, apo sipas këtij këndvështrimi të tyre u përkasin vetëm opinioneve vetiake, sikur secili do të ishte i lirë të bënte ç’të donte, atëherë gjithçka do të rregullohej sipas dëshirës dhe jo në bazë të rregullave dhe realitetit.
Sondazhet e fundit janë më të përafërta, që LVV, do ta nxjerrin të parën, duke marrë sërish pushtetin me 50%, nga vota e qytetarëve të saj, dhe ky do të ishte një element tjetër i tabllosë, pa e marrë si avanturë, siç po e thotë opozita, por më shumë duke qenë të vetëdijshëm se duhet të jemi më të vëmendshëm, sepse jemi më të ngarkuar dhe më të përgjegjshëm për të marrë detyrat e pushtetit të ri mbas 9 shkurtit të vitit 2025”, përmbylli Dedë Preqi



Të tjera
Uncategorized
REL: Sharje për vota – programet mbeten në hije
Termat ofendues dhe denigrues, si “hajvan”,
Uncategorized
Dogana zbulon barna të paligjshme në Prishtinë, sekuestron sasi të konsiderueshme
Zyrtarët doganorë, gjatë një kontrolli të
Uncategorized
Rukiqi godet pushtetin e Kurtit: Po blejnë energji elektrike që origjinën e ka në Serbi
Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, në