Policia Civile po dënon kudo qytetarët që nuk po respektojnë masat anti-CovidIndeksonline ka parë nga afër aktivizimin e policëve civilë të cilët shihen duke inspektuar qytetarët që nuk bartin maska dhe nuk po respektojnë masat e reja të futura në fuqi nga vikendi që lamë pas.
Përveç policëve civil, kudo në rrugë ndodhen edhe inspektorë dhe nivele të tjera kontrolles në tentim për të vënë situatën pandemike nën kontroll.
Vetëm në 24 orët e fundit, 4000 gjoba janë vënë ndaj qytetarëve që s’kanë respektuar masat anti-Covid.