Si pasojë e reshjeve të borës, në disa rajone të Kosovës janë shkaktuar prishje në rrjetin elektrik shpërndarës, duke lënë një numër të caktuar të konsumatorëve pa furnizim me energji elektrike.
Kështu ka bërë të ditur përmes një njoftimi në Facebook, Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS)
Rajonet më të prekura janë Prishtina, Gjilani, Prizreni dhe Mitrovica, ku bazuar në informacionet e kompanisë, disa dalje janë jashtë funksionit.
“KEDS-i ka mobilizuar ekipe shtesë edhe nga rajone të tjera, të cilat, pavarësisht rrethanave të vështira në terren, po përkushtohen që të eliminojnë sa më parë dëmet e shkaktuara në rrjet, dhe në një afat sa më optimal konsumatorëve tanë të afektuar t’u rikthehet furnizimi me energji elektrike, për çka kërkojmë mirëkuptim”, thuhet mes tjerash në njoftim.



Të tjera
Aktuale
Hargreaves: Kosova duhet t’i bindë aleatët se është gati për NATO-n dhe BE-në
Kosova duhet të dëshmojë me vepra
Aktuale
417 veta nga 1126 të regjistruar votuan deri në orën 13:00 në ambasadën e Kosovës në Austri
Për zgjedhjet e 7 qershorit sot
Aktuale
Tragjedi në Fushë Kosovë, bie nga ndërtesa një grua e moshuar
Një rast tragjik është raportuar në